Faqja përditësohet në facebook. Na ndiqni!

Wednesday, May 12, 2010

Tuesday, May 11, 2010

Arsimi ne Çorrush

.
-LINDJA DHE ZHVILLIMI I ARSIMIT NE ÇORRUSH.

-Ne fshatin corrush gjuha shqipe e shkruar filloi te njihej nga fundi i shekullitte xix ,e perhapur nga emigrantet e ardhur nga GREQIA DHE AMERIKA.sipas arkivave dhe burimeve gojore ne vitet 1880-1890 shume corrushjot shkuan ne janine te thirrur nga bejleret shqiptar per te ruajtur cifligjet e tyre me page (rroge).pikerishte atje nje pjese e ketyre corrushjoteve u njohen me idete e rilindasve shqiptar si dhe me gjuhen shqipe te shkruar. me kthimin ne fshat ata sollen abetare dhe filluan te mesonin bashke me fshataret shkrim e lexim te gjuhes shqipe.
-Ne 10 vjecarin e pare te shekullit te xx HASAN METUSH PASHAJ i cili kishte mesuar shkrim e kendim ne amerike(sh b a )solli me vehte nje valixhe me abetare te porositura nga shoqeria atdhetare "vatra"dhe filloi te kryente detyren e mesuesit duke u mesuar bashkefshatarve shkrim e kendim,kuptohet naten ne driten e kandilit dhe ne fshehtesi duke u ruajtur nga autoritetet turke.
-mbas fitores se pavarsise me 28 nentor 1912 dhe me krijimin e shtetit te pavarur shqiptar u krijuan kushte te favorshme per celjen dhe funksionimin ne menyre te organizuar te shkollave ne gjuhen shqipe. ne kete kuader ,me interesimin e ministrise se arsimit te qeverise se ISMAIL
QEMALIT, ne muajin NENTOR 1913 U CEL NE CORRUSH E PARA SHKOLLE SHQIPE.
-Mesuesi i pare u emerua SALIKO BOZGO nga gjirokastra. shkolla u mbyll gjate luftes se pare boterore per tu rihapur ne shtator 1921 si shkolle fillore me 4 klase. mesues ishin RESMI RAMA
nga fshati shkoze i rrethit te vlores dhe HASAN METUSH PASHAJ nga lagja agaraj e corrushit.
-godina e shkolles u ngrit me kontributin e vet corrushjoteve si dhe u ndihmua financiarisht nga emigrant qe punonin kryesisht ne amerike.

-Gjate periudhes se regjimit te AHMET ZOGUT shkolla e corrushit ka funksionuar normalisht
me nderprerje te shkurtera per mungese fondesh. -nderprerje shkolla pati edhe gjate luftes se dyte boterore per tu rihapur mbas clirimit te vendit ne shtator 1946.
-Ne vitin 1953 u shnderrua ne shkolle 7-vjecare ,ne shtator 1965 ne shkolle 8-vjecare dhe ne shtator 2007 ne shkolle 9-vjecare.
-Ne vitet 1980-1991 u hap dhe funksionoj shkolla e mesme bujqesore pa shkeputje nga puna
te cilen e perfunduan ate me dhjetra e qindra nxenes corrush dhe te fshatrave perrreth.
-Pergjate dy viteve shkollor 1991-1992 dhe 1992-1993 funksionuan dhe dy vitet e para te shkolles se mesme te pergjitheshme (gjimnaz)

-Gjate gjithe aktivitetit te saj si shkolle 7 dhe 8 vjecare e kane perfunduar ate dhe kane marre deftese lirimi 1137 nxenes.
-Arsimin e mesem te te gjitha llojeve e kane perfunduar 472 nxenes kurse ARSIMIN E LARTE 88 NXENES.
-Rreth 20 ishnxenes te kesaj shkolle jane deshmore te atdheut.
-Shume nxenes te kesaj shkolle kane perfunduar studimet jashte atdheut si ne RUSI,FRANCE,GJERMANI,ITALI,SUEDI,SPANJE ETJ.

Nder figurat me te shquara te arsimit ne fshatin tone mund te permendim:

-MEHMET ISMAIL SHEHU-kryeminister i shqiperise per 27 vjet (1954-1981),burre shteti, reformator i zoti,ushtarak i lindur,njohes i pese gjuheve te huaja(anglisht,frengjisht,italisht,rusisht dhe spanjisht)

-DULE SHEMO PASHAJ -mesuesi i pare corrushjot me shkolle profesionale.ka mbaruar
ne vitet 20 te shek.te kaluar normalen e elbasanit.

-FEJZI BAKI PASHAJ -pedagog i talentuar i universitetit bujqesor te tiranes,doktor i
shkencave.

-KASTRIOT SELMAN ISLAMAJ -pedagog i talentuar i fizikes ne shkencat e natyres,
ka fituar titullin profesor -doktor ne shkencen e fizikes

-AGIM BARJAM SERANAJ -inxhinier ndertimi,pedagog dhe zv.dekan ne universitetin
politeknik tirane,doktor i shkencave.

-AGRON QAMIL ISLAMAJ -doktor i shkencave mjeksore,neurolog i afte dhe pasionant.

-KLEAN XHELIL XHELILAJ - informaticien i shkelqyer.

Edhe shume e shume te tjere qe kane perfunduar dhe vazhdojne studimet me rezultate te shkelqyera.

Sunday, May 9, 2010

Lashtesia e Fshatit Dhe Origjina e Emrit

-Territori i fshatit corrush eshte i banuar qysh ne lashtesi.kete e vertetojne burimet lendore historike te zbuluara ne vendet e quajtura "lorica" dhe "bregu i gjobarit"
-Ne lorica (vend ne perendim te fshatit,ne afersi te lagjes agaraj) eshte zbuluar nje varr i cili
per nga menyra e ndertimit dhe objektet e gjetura ne te (poceri te ndryshme)i perket shek.x p.e.s.
-Ne pjerresit lindore te kodres bregu i gjobarit jane zbuluar themelet e nje kishe si dhe nje varr ne ambientet e brendeshme te saj, te cilet mendohet te jene objekte te periudhes se mesjetes se hereshme shek.vii-viii ps.e.s.
-Keto zbulime jane kryer ne vitet 70 te shekullit xx nga arkeologu i mirenjohur neritan ceka.
-Ne a.q.sh.ndodhet nje dokument turk i vitit 1570 (shek.xvi) ne te cilin midis te tjerash thuhet se fshati çorrush perbehet nga tri lagje : 1-lagja moskat me 170 banore
2-lagja lazarat me 140 banore
3-lagja kasadat me 115 banore
-Pra keto fakte tregojne dhe vertetojne egzistencen e jetes ne çorrush dhe vazhdimesin e saj deri ne ditet e sotme.

Origjina e emrit
-Origjina e emrit corrush ka dy spjegime:
1-Shpjegimi i pare eshte ai shkencor i emrit ku mendohet se eshte me origjine sllave dhe rrjedh nga fjala "çorni" qe do te thote i zi pra vend me toka te zeza me toka me humus.
2-Shpjegimi i dyte eshte ai popullor(gojedhene)ku thuhet se kur nje kalimtar i huaj qe kalonte neper territorin e fshatit tone dhe pasi pershendetet me nje fshatar qe punonte ne pronen e tij i thote con rrush ,po mbjell rrush.
Origjina e emrit "Mallakaster"

-Edhe emeri i krahines se mallakastres,pjese e se ciles eshte fshati çorrush ,spjegohet ne dy menyra: -menyra e pare qe ka dhe vertetesi shkencore eshte se vjen nga latinishtja ,malumkastro,malakastro,qe do te thote keshtjelle e keqe.pra gjate shekujve territori kodrinor i mallakastres ka qene mjafte i veshtire per tu zaptuar nga pushtuesit e huaj .

-Menyra e dyte -gjate mesjetes se mesme (shek.xiii-xiv) krahina e mallakastres ka qene pjese e zoterimit te fisnikut te madh vlonjat ,gjergj arianitit,vjehrrit te skenderbeut. kur heroi yne kombetar u martua me te bijen e arianitit,doniken,i jati i dha asaj per paje(prike) edhe krahinen e mallakastres.pra sipas kesaj gojdhene emri mallakastres do te thote mall i kastrioteve.

Saturday, May 8, 2010

Lagjet e Corrushit

fshati corrush perbehet nga 13 lagje .historia e formimit te tyre eshte si me poshte:sipas dokumentit turk te vitit 1570 corrushi perbehej nga tri lagje :1-lagja moskat 2- lagja lazarat 3-lagja
kasadat.mendohet se keto tri lagje te jene 1-lagja kenaj 2-lagja banaj 3-lagja shullenjas(arsyeja eshte sepse ketyre tri lagjeve nuk u dihet origjina e sakte ne krahasim me lagjet e tjera te fshatit te cilat jane krijuar ne kete menyre)
rreth viteve 20 te shek.xviii-per arsye hasmerie vjen ne corrush familja e dero iliazit(hader iliazit)nga progonati i tepelenes.vendoset me banim ne lagjen e sotme hederaj-lagje e cila mori emrin nga i pari i kesaj familje.me kalimin e kohes nga pasardhesit e kesaj familje u krijuan lagjet :-allkomucaj-bregas dhe varfaj.pra kater lagje me origjine progonatase
-rreth vitit 1880 vjen ne corrush po per shkaqe hasmarie familja e degjuar e caush priftit(hormoves) nga fshati hormove i rrethit te tepelenes,i cili pasi i prishi marrdheniet dikur miqesore me ali pashe tepelenen,djemte e tij erdhen e u vendosen me banim ne corrush ku dhe nje pjese te tij e kishin ciflig te tyre.nga kjo familje(nga djemte e saj)u krijuan kater lagje te cilat jane:-lagjet agaraj,caushaj,zotoagaj,asllanaj.kurse banoret e lagjes bajraktaraj rrjedhin nga familja e bajraktarit (flamurtarit)po nga hormova qe shoqeroi familjen e caush hormoves qe erdhi ne corrush.
kurse lagja e 13 eshte lagja e qendres qe eshte krijuar si e tille pas vitit 1970 me familje te ardhur nga lagjet e tjera te fshatit.

Tuesday, May 4, 2010

Pozita Gjeografike e Çorrushit

-corrushi ndodhet ne jug-perendim te shqiperise,ne krahinen fiziko-gjeografike te mallakastres.ben pjese ne komunen e kutes te rrethit te mallakastres.kufizohet me fshatrat kalivaç dhe krahes te rrethit te tepelenes nga ana jugore dhe lindore,me fshatrat peçaj ,bejar dhe kute nga ana veriore si dhe me lumin vjose nga ana perendimore

-ndodhet ne keto koordinata gjeografike:gjeresi gjeografike jugore 40 g,25 m,00 s ;gjeresi gjeografike veriore 40 g,27 m,30 s;gjatesi gjeografike perendimore 19 g,46 m,35 s;gjatesi gjeografike lindore 19 g,50 m,30 s.(g-grade/ m-minuta / s-sekonda/)

-pikat ekstremale:ne jug-çezma e thate; ne veri -grykat e manajt;ne perendim-perroi i thelle;ne lindje ara e haxhi zanes.


-permasat:jug-veri 6 km dhe perendim -lindje 6.5 km siperfaqja 27 km 2
-