-Territori i fshatit corrush eshte i banuar qysh ne lashtesi.kete e vertetojne burimet lendore historike te zbuluara ne vendet e quajtura "lorica" dhe "bregu i gjobarit"
-Ne lorica (vend ne perendim te fshatit,ne afersi te lagjes agaraj) eshte zbuluar nje varr i cili
per nga menyra e ndertimit dhe objektet e gjetura ne te (poceri te ndryshme)i perket shek.x p.e.s.
-Ne pjerresit lindore te kodres bregu i gjobarit jane zbuluar themelet e nje kishe si dhe nje varr ne ambientet e brendeshme te saj, te cilet mendohet te jene objekte te periudhes se mesjetes se hereshme shek.vii-viii ps.e.s.
-Keto zbulime jane kryer ne vitet 70 te shekullit xx nga arkeologu i mirenjohur neritan ceka.
-Ne a.q.sh.ndodhet nje dokument turk i vitit 1570 (shek.xvi) ne te cilin midis te tjerash thuhet se fshati çorrush perbehet nga tri lagje : 1-lagja moskat me 170 banore
2-lagja lazarat me 140 banore
3-lagja kasadat me 115 banore
-Pra keto fakte tregojne dhe vertetojne egzistencen e jetes ne çorrush dhe vazhdimesin e saj deri ne ditet e sotme.
Origjina e emrit
-Origjina e emrit corrush ka dy spjegime:
1-Shpjegimi i pare eshte ai shkencor i emrit ku mendohet se eshte me origjine sllave dhe rrjedh nga fjala "çorni" qe do te thote i zi pra vend me toka te zeza me toka me humus.
2-Shpjegimi i dyte eshte ai popullor(gojedhene)ku thuhet se kur nje kalimtar i huaj qe kalonte neper territorin e fshatit tone dhe pasi pershendetet me nje fshatar qe punonte ne pronen e tij i thote con rrush ,po mbjell rrush.
Origjina e emrit "Mallakaster"
-Edhe emeri i krahines se mallakastres,pjese e se ciles eshte fshati çorrush ,spjegohet ne dy menyra: -menyra e pare qe ka dhe vertetesi shkencore eshte se vjen nga latinishtja ,malumkastro,malakastro,qe do te thote keshtjelle e keqe.pra gjate shekujve territori kodrinor i mallakastres ka qene mjafte i veshtire per tu zaptuar nga pushtuesit e huaj .
-Menyra e dyte -gjate mesjetes se mesme (shek.xiii-xiv) krahina e mallakastres ka qene pjese e zoterimit te fisnikut te madh vlonjat ,gjergj arianitit,vjehrrit te skenderbeut. kur heroi yne kombetar u martua me te bijen e arianitit,doniken,i jati i dha asaj per paje(prike) edhe krahinen e mallakastres.pra sipas kesaj gojdhene emri mallakastres do te thote mall i kastrioteve.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment