Faqja përditësohet në facebook. Na ndiqni!

Friday, May 18, 2012

Çorrushi në Wikipedia - 2012

.
Versioni i ri i faqes ne wikipedia pas editimit te fundit. Një përshkrim më i detajuar i fshatit si dhe nje historik i shkurtër i formimit te lagjeve kryesore të fshatit. Klikoni këtu për të shkuar ne faqjen e azhornuar.

ps.
Rifreskimi i informacionit të faqes së fshatit në Wikipedia u bë falë kontributit te çmuar të Teki Pashaj.

Tuesday, May 1, 2012

Monday, April 2, 2012

In Memoriam - Teki Pashaj - 1951-2012



Ne daten 29 Mars, 2012 u nda nga jeta para kohe pas nje ataku kardiak Mesues Tekiu. Me kete emer e therrisnin te gjithe ne fshat. Mesues Tekiu u lind dhe u rrit ne Corrush, Mallakaster, ku kontribuoi me pasionin me te madh ne edukimin e te rinjve dhe te rejave te fshatit. I urte dhe i dashur me te gjithe Mesues Tekiu personifikonte mallakstriotin e vertete. I etur gjithmone per dije gje te cilen e transmetonte natyrshem edhe tek nxenesit e shkolles, shkolla e cila tani meriton te mbaj emrin e tij. Mesues Tekiu ishte i pari dhe nder te vetmit perdorues te rregullt te internetit ne fshat, nga ku informohej me te rejat e fundit per te permiresuar mesimdhenien ne shkollen ku ai drejtonte dhe jepte mesim. Emri i tij eshte edhe ne kete blog qe nga krijimi i tij. Mesues Tekiu ideoi dhe kontribuoi edhe ne hapjen e ketij blogu ku te gjithe mund te informoheshin per fshatin e tij te lindjes, per historikun e fshatit dhe informacione te tjera duke filluar qe nga toponimet e ndryshme te vendeve ne fshat, e deri tek figurat e shquara qe kane dale nga fshati Corrush. Jo rralle here e shihnim Mesues Tekiun ne reportazhet e ndryshme qe beheshin per fshatin, ku ai ndihmonte dhe jepte informacione te detajuara per ngjarjet e shenuara dhe historite e ndryshme te rendesishme qe kishin lidhje me fshatin dhe zonen e Mallakastres. Lajmi per ndarjen e papritur nga jeta i hidheroi te gjithe ata qe e njihnin dhe kishin punuar me Mesues Tekiun. Ai do i mungoj shume sigurisht familjes se tij por edhe gjithe bashkefshatareve dhe gjithe brezave qe ai u dha dije.

Saturday, June 4, 2011

Corrush - Goolge Maps

                                               
 .
                                        Pamje 3D e marrë nga Goolge Earth


                                           
                       

Tuesday, April 26, 2011