.
-LINDJA DHE ZHVILLIMI I ARSIMIT NE ÇORRUSH.
-Ne fshatin corrush gjuha shqipe e shkruar filloi te njihej nga fundi i shekullitte xix ,e perhapur nga emigrantet e ardhur nga GREQIA DHE AMERIKA.sipas arkivave dhe burimeve gojore ne vitet 1880-1890 shume corrushjot shkuan ne janine te thirrur nga bejleret shqiptar per te ruajtur cifligjet e tyre me page (rroge).pikerishte atje nje pjese e ketyre corrushjoteve u njohen me idete e rilindasve shqiptar si dhe me gjuhen shqipe te shkruar. me kthimin ne fshat ata sollen abetare dhe filluan te mesonin bashke me fshataret shkrim e lexim te gjuhes shqipe.
-Ne 10 vjecarin e pare te shekullit te xx HASAN METUSH PASHAJ i cili kishte mesuar shkrim e kendim ne amerike(sh b a )solli me vehte nje valixhe me abetare te porositura nga shoqeria atdhetare "vatra"dhe filloi te kryente detyren e mesuesit duke u mesuar bashkefshatarve shkrim e kendim,kuptohet naten ne driten e kandilit dhe ne fshehtesi duke u ruajtur nga autoritetet turke.
-mbas fitores se pavarsise me 28 nentor 1912 dhe me krijimin e shtetit te pavarur shqiptar u krijuan kushte te favorshme per celjen dhe funksionimin ne menyre te organizuar te shkollave ne gjuhen shqipe. ne kete kuader ,me interesimin e ministrise se arsimit te qeverise se ISMAIL
QEMALIT, ne muajin NENTOR 1913 U CEL NE CORRUSH E PARA SHKOLLE SHQIPE.
-Mesuesi i pare u emerua SALIKO BOZGO nga gjirokastra. shkolla u mbyll gjate luftes se pare boterore per tu rihapur ne shtator 1921 si shkolle fillore me 4 klase. mesues ishin RESMI RAMA
nga fshati shkoze i rrethit te vlores dhe HASAN METUSH PASHAJ nga lagja agaraj e corrushit.
-godina e shkolles u ngrit me kontributin e vet corrushjoteve si dhe u ndihmua financiarisht nga emigrant qe punonin kryesisht ne amerike.
-Gjate periudhes se regjimit te AHMET ZOGUT shkolla e corrushit ka funksionuar normalisht
me nderprerje te shkurtera per mungese fondesh. -nderprerje shkolla pati edhe gjate luftes se dyte boterore per tu rihapur mbas clirimit te vendit ne shtator 1946.
-Ne vitin 1953 u shnderrua ne shkolle 7-vjecare ,ne shtator 1965 ne shkolle 8-vjecare dhe ne shtator 2007 ne shkolle 9-vjecare.
-Ne vitet 1980-1991 u hap dhe funksionoj shkolla e mesme bujqesore pa shkeputje nga puna
te cilen e perfunduan ate me dhjetra e qindra nxenes corrush dhe te fshatrave perrreth.
-Pergjate dy viteve shkollor 1991-1992 dhe 1992-1993 funksionuan dhe dy vitet e para te shkolles se mesme te pergjitheshme (gjimnaz)
-Gjate gjithe aktivitetit te saj si shkolle 7 dhe 8 vjecare e kane perfunduar ate dhe kane marre deftese lirimi 1137 nxenes.
-Arsimin e mesem te te gjitha llojeve e kane perfunduar 472 nxenes kurse ARSIMIN E LARTE 88 NXENES.
-Rreth 20 ishnxenes te kesaj shkolle jane deshmore te atdheut.
-Shume nxenes te kesaj shkolle kane perfunduar studimet jashte atdheut si ne RUSI,FRANCE,GJERMANI,ITALI,SUEDI,SPANJE ETJ.
Nder figurat me te shquara te arsimit ne fshatin tone mund te permendim:
-MEHMET ISMAIL SHEHU-kryeminister i shqiperise per 27 vjet (1954-1981),burre shteti, reformator i zoti,ushtarak i lindur,njohes i pese gjuheve te huaja(anglisht,frengjisht,italisht,rusisht dhe spanjisht)
-DULE SHEMO PASHAJ -mesuesi i pare corrushjot me shkolle profesionale.ka mbaruar
ne vitet 20 te shek.te kaluar normalen e elbasanit.
-FEJZI BAKI PASHAJ -pedagog i talentuar i universitetit bujqesor te tiranes,doktor i
shkencave.
-KASTRIOT SELMAN ISLAMAJ -pedagog i talentuar i fizikes ne shkencat e natyres,
ka fituar titullin profesor -doktor ne shkencen e fizikes
-AGIM BARJAM SERANAJ -inxhinier ndertimi,pedagog dhe zv.dekan ne universitetin
politeknik tirane,doktor i shkencave.
-AGRON QAMIL ISLAMAJ -doktor i shkencave mjeksore,neurolog i afte dhe pasionant.
-KLEAN XHELIL XHELILAJ - informaticien i shkelqyer.
Edhe shume e shume te tjere qe kane perfunduar dhe vazhdojne studimet me rezultate te shkelqyera.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Informacion i vlefshem. Persa i perket shkolles se pare shqipe duhet te permendeshin edhe kontribuesit ose donatoret per krijimin e saj. Nuk me kujtohen dhe 3 persona te tjere por po permend emrin e stergjyshit tim Asllan Maska i cili kontriboi financiarisht duke dhuruar franga ari.
ReplyDelete